zoom

Aktualitet

VIDEO/ Fëmijë e të rritur të rrezik – Jet Ski tmerrojnë pushuesit në Ksamil dhe Shëngjin

Pavarësisht ngjarjes makabre të regjistruar në Potam, ku një 7-vjeçare humbi jetën në breg të detit në vitin 2022, mjetet lundruese vijojnë të rrezikojnë jetën e pushuesve.

Skafe, jet ski qarkullojnë lirisht në ujëra, edhe në zona që sipas ligjit, duhet të jenë të siguruara dhe të dedikuara vetëm për pushuesit.

Së fundmi, në Ksamil dhe Shëngjin policia ka konstatuar dy raste të tilla. Në pamjet e shpërndara nga policia duken fëmijë e të rritur në plazhin e Ksamilit që rrezikohen nga një jet ski që qarkullon aty pranë.

“Në Shëngjin dhe në Ksamil u bllokuan 2 prej mjeteve lundruese Jet Ski dhe drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masa administrative:

-110000 lekë, drejtuesin e një mjeti ujor në Ksamil, për lundrim jashtë zonës së përcaktuar dhe për mungesë të dokumentacionit;
-100000 lekë, drejtuesin e një mjeti ujor në Shëngjin, për lundrim jashtë zonës së përcaktuar.

Ndërkohë, vijon puna për gjetjen dhe bllokimin dhe të 2 mjeteve të tjera ujore, që shfaqen në këto pamje filmike, duke kryer manovra të rrezikshme”, njoftoi policia.