zoom

Aktualitet

VIDEO/ Egli Proga u dhunua për vdekje nga Denis Meçe se s’pagoi gjobën? E motra: Policia e di!

Gjykata e Pogradecit ka lënë në burg autorin e vrasjes së Egli Progës, Denis Meçen, ndërsa ka caktuar detyrim paraqitje për tre personat e tjerë të cilët akuzohen për “moskallëzim krimi”.

Pas vendimit, jashtë ambienteve të gjykatës, i afërmi i 42-vjeçarit ka folur për mediat, ku është lutur që të bëhet e pamundura për të zbardhur të vërtetën e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Ai thekson se nga këta kriminela pritet gjithçka dhe se ata njihen në qytetin e Pogradecit për gjobëvënie.

Ka dyshime se shkak i vrasjes së Egli Progrës është pikërisht refuzimi i këtij të fundit për t’i dhënë autorit paratë e “gjobës”, që ishte xhiroja ditore.

 

“Gjithçka pritet nga këta kriminela. Në qytetin e Pogradecit këta njihen shumë mirë për gjobvënie, jam pa fjalë. Nuk di çfarë të them. Dua që drejtësia të vihet në vend. Ju lutem mediat të bëjnë të pamundurën, të zbardhin të vërtetën ose nuk e di çtë them. Këta janë kriminela të gjithë në bashkëpunim,” tha ai.

Ndërkohë që motra e viktimës, pak më parë u shpreh se ajo nuk është dijeni të këtij shkaku, por asgjë nuk përjashtohet.

“Duke njohur kontigjentët, unë nuk jam në dijeni për gjobë, por duke njohur elementët është gjëja më e rëndë. Kur guxon ta vrasësh me grushte një njeri, do të thotë që çdo gjë tjetër është e mundur. Është bërë më ekstremi, më e madhja,”- u shpreh e motra e viktimës./ Zoom.al