zoom

Të gjitha

VIDEO/ Djali i Igli Tares e bën ‘sefte’ me Lazio-n, i shënon Interit

Lazio U19 u mund me rezultatin 1-3 nga Inter U19 në kampionatin e Primaverave. Sidoqoftë kjo ishte një ditë mjaftë e mirë për futbollistin shqiptar, Etien Tare, i cili shënoi golin e parë me fanellën e Lazio-s.

Djali i legjendës së futbollit shqiptar, Igli Tare luajti për 75 minuta dhe realizoi golin në minutën e 58-të, duke rihapur sfidën në 2-1, por skuadra e tij e pati të pamjaftueshëm, pasi zikaltërit shënuan edhe një tjetër gol, duke i çuar shifrat e përgjithshme në 3-1.