zoom

Bota

VIDEO dhe FOTO/ Vdekja e presidentit Raisi, e vranë me komplot apo aksident? Reagimet nga Irani

Pas ngjarjes së rëndë në Iran, ndër më të mistershmet e historive të elitave botërore dhe në nivel gjeo-politik, kanë nisur edhe spekulimet nga mediat botërore dhe sidomos ato të Lindjes së Mesme.

Diosa e shohin si komplot më shumë sesa aksident, edhe pse do pritet ekspertiza e kutisë së zeze dhe ajo auto-teknike se çfarë ka ndodhur me mjetin fluturues që u rrëzua. Aksident apo vrasje, rënie apo shpërthim i kontrolluar?

Dihej se presidenti Raisi kishte shumë armiq në Perëndim dhe sidomos Izraeli, i cili kishte premtuar hakmarrje për sulmin me raketa dhe dronë disa javë më parë. Gjithashtu edhe për mbështetjen e Iranit ndaj Hamasit që nga lufta e 7 tetorit në Gaza, apo krahun e armatosur Hezbollah në Liban.

Pamjet që shihni tregojnë rrënojat e helikopterit ku udhëtonte Presidenti iranian Raisi, i cili thuhet se ka humbur jetën, bashkë me disa zyrtarë të tjerë. Pamjet në fjalë, të bëra përmes një droni janë shpërndarë në kanalet e mediave sociale të agjencisë shtetërore iraniane të lajmeve IRNA.

Video është xhiruar nga Gjysmëhëna e Kuqe, ndërsa duket se tregojnë bishtin e një helikopteri pranë një copë toke të djegur në një kodër të mbushur me mbeturina. Ekipet e shpëtimit kanë thënë se nuk ka shenja jete në vend.

Kreu i Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Iraniane (IRCS) thotë se nuk është gjetur asnjë i mbijetuar në vendin ku u rrëzua helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi në veriperëndim të Iranit. “Asnjë gjurmë e të mbijetuarve nuk është parë pas zbulimit të vendit të helikopterit të rrëzuar”, tha Pir-Hossein Kolivand herët të hënën në një intervistë me agjencinë gjysmë zyrtare të lajmeve Tasnim.

Kolivand zbuloi më herët gjatë ditës se vendi i përplasjes ku përfshihej presidenti Raisi dhe zyrtarë të lartë që e shoqëronin atë ishte gjetur pas disa orëve kërkimesh të gjera në një rajon malor në provincën e Azerbajxhanit Lindor. Helikopteri i Presidentit Raisi u rrëzua pasdite të dielën në rajonin Varzaqan teksa po kthehej me Ministrin e Jashtëm Hossein Amirabdollahian dhe disa të tjerë nga një ceremoni për inaugurimin e një dige në kufirin e Iranit me Republikën e Azerbajxhanit. /ZOOM.AL/