zoom

Lajme

VIDEO/ Daku nuk përmbahet më, goli i tretë radhazi me Rubin! I heq fitoren CSKA-së minutën e fundit

Legjionari kuqezi Mirlind Daku, duket se ka gjetur formën e tij më të mirë dhe mosthirrja nga tekniku brazilian Silvinjo në miqësoret e Marsit e ka motivuar edhe më shumë.

Shqiptari vijon të habisë dhe tregojë formën e mirë në Rusi. Sulmuesi shqiptar ka gjetur përsëri golin e radhës me Rubin Kazan, dhe jo një dosido, teksa realizoi në të 90-tën minutë, për t’i dhënë kështu një pikë ekipit të tij, ndaj CSKA-së së Moskës.

Për lojtarin kuqezi ky është goli i tetë në kampionat dhe i 3-ti radhazi. Me përformancat e fundit, shanset që Daku të jetë pjesë e listës së kombëtares për premierën e Europianit janë rritur ndjeshëm.

Nëse edhe te javët e ardhshme do mbajë këtë formë, duket se emri i tij do jetë me patjetër në listën e brazilianit. /ZOOM.AL/