zoom

Lajme

VIDEO/ Daku nuk përmbahet, e nis “zjarr” sezonin në Rusi! Gol dhe asist

Mirlind Daku protagonist. Sulmuesi shqiptar ka gjetur golin për Rubin Kazan, që në ndeshjen e parë të kampionatit rus.

Sulmuesi kuqezi shfrytëzoi në maksimum një asist të Vadës, për të ndëshkuar portën e skuadrës së Parit që në minutën e pestë.

Më pas, ylli kuqezi bëri rolin e shërbyesit edhe në minutën e 33-të, duke asistuar për Zotov.

Një nisje e mbarë për Dakun, i cili vjen në këtë sezon, pas shumë polemikave të shkaktuara për Europianin. /ZOOM.AL/