zoom

Lajme

VIDEO/ “Big Brother VIP” mbaroi, por çfarë thotë Arbana Osmani për moderatorin Ledion Liço…

Gjatë një interviste të zhvilluar për “Prive”, moderatorja Arbana Osmani ka folur për edicionin e tretë të “BBV”, një format ky jo i panjohur për të, pasi deri një sezon më parë ka qenë ajo në krye të moderimit të tij.

Teksa është shprehur se nuk ka pasur mjaftueshëm kohë për ta parë pothuajse të gjithë por shprehet se për suksesin që ky edicion ka pasur ndjehet e gëzuar.

Sakaq ajo ka lënë gjithashtu një koment dhe për moderatorin e këtij edicioni, Ledion Liçon.

“Ledionin e kam mik. Kam shumë lëvdata për të. E kam njohje shumë të vjetër edhe kemi kujtime shumë të bukura bashkë. Është një profesionist që unë e vlerësoj dhe nuk kam kritika. Nuk ka nevojë ta shoh shumë “BB”. Ndjek pak dhe e kuptoj. Kam parë që ka pasur sukses dhe më bëhet shumë qejfi”. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura