Aplikacion
Situata në aeroportin e Rinasit gjatë 31 marsit, paraqitet kaotike, datë që përkon dhe me Pashkën katolike.
Në aeroportin “Nënë Tereza” raportohet se hyrje-daljet po shënohen” bllok”.
Deputeti demokrat Lefter Gështenja ka postuar video nga aeroporti në rrjetet e tij sociale ku me ironi thotë se po pret njoftimin e qeverisë për hakerim të sistemit.
“Sistemi TIMS është një sistem që përdoret për hyrje-daljet , është sistemi që ti je në kufi, jep pasaportën dhe dikush e fut në sistem ku nga ai moment del se ti ke hyrë apo dalë nga Shqipëria.Në momentin që Sistemi TIMS nuk funksion, policia dhe institucionet e tjera nuk kanë asnjë mundësi që të kenë informcaion se kush hyri apo kush doli në kufi.
Vallë të jetë kjo arsyeja e rënies së sistemit?
Presim ndonjë status të qeverisë : është hakeruar sistemi apo duhet të kalonte ndonjë mik i qeverisë?” shkruan Gështenja.