zoom

Aktualitet

VIDEO/ Bëri drift në mes të Tiranës, Policia e gjobiti me 600 mijë lekë. Nis debati në rrjet

Një video e përcaktuar si “qesharake” është bërë virale në audiencën shqiptare.  Një mjet i llojit Benz ka shkaktuar zhurmë dhe ndotje në sheshin Nënë Tereza duke bërë “drift” gjatë orëve të ditës.

Sipas informacioneve drejtuesi i mjetit është gjobitur 600 mijë lekë të vjetra duke nxitur komente të shumta me kritika dhe ironi, si një penalitet i pamjaftueshëm për një vepër të tillë.

Një ndër komentuesit analizon shkeljet që ka bërë shoferi, për të cilat nuk është penalizuar.

“Ligji eshte mjet interpretimi mjafton vullnet edhe deshire.. Nese Policia vertet donte ndeshkonte kishte dhe ka plot menyra per ta ndeshkuar. 1 Prishje e qetesise Publike Hedhja e gurëve apo sendeve të tjera në banesën e shtetasit, krijimi i zhurmave shqetësuese si, me anë të shkrepjes së armëve apo plasjeve të ndryshme, të përdorimit jashtë rregullave të sirenave të automjeteve, apo çdo lloj tjetër sjelljeje të papëlqyeshme, në rrugë, sheshe e vende publike, që cenojnë dukshëm qetësinë e moralin apo tregon mospërfillje të hapët për mjedisin, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. 2 Shpejtesia mbi normat e lejuara ne qytet ( limiti 50 km/ore max ) per tmos thene qe eshte zone shkollore dhe perkthehet ne max 30 km/ore Aty.. plus te tjera”.