Aplikacion
Ankesat e Begajt nuk kishin natyrë politike, por tërësisht infrastrukturore. Ai iu ankua Erdoganit për godinën e presidencës.
“ Zyrat janë shumë të vogla… po nja 600 metra katrorë. Po i them Erdit, që kemi nevojë për të, për të bërë një ndërtesë tjetër”, dëgjohet të thotë presidenti shqiptar Begaj, në pritje të ndonjë reagimi nga kolegu turk.
Presidenti turk ndodhet në Shqipëri për inagurimin e xhamisë së Namazgjasë, ndërtimi i së cilës u financua masivisht nga qeveria e Erdoganit. Ndoshta presidenti Begaj po shpreson për një Namazgja të dytë tek presidenca, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
View this post on Instagram