Aplikacion
Pas breshërit në jug që kapte përmasat e një molle në madhësi, një tornado e nivelit të tretë goditi qytetin e Guangzhou. “Të paktën pesë persona u vranë dhe 33 të tjerë u plagosën”, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua, duke cituar autoritetet lokale.
Data update: Guangzhou tornado has killed 5 people and injured 33 people. https://t.co/rqbPBMBBGj pic.twitter.com/2gA0Xmodwl
— Jim (@yangyubin1998) April 27, 2024
Tornado shkaktoi dëme të shumta në zemër të qytetit, i cili ka rreth 15 milionë banorë. Ditët e fundit, provinca Guangdong është goditur nga stuhi të dhunshme, me breshër si topat e tenisit apo një kokër molle në disa raste.
Disa video të publikuara nga stacionet televizive tregojnë se tornado goditi ndërtesat në qytet (rreth njëqind kilometra në veri të Hong Kongut), duke fshirë gjithçka në rrugën e tij, duke përfshirë mijëra mbeturina dhe çati dhe duke shkaktuar shpërthimin e kabllove elektrike.
The disaster situation after the tornado in Zhongluotan, Guangzhou on the afternoon of April 27. Currently, 5 people have been reported dead and 31 injured. It is the deadliest tornado in China this year. pic.twitter.com/zyleM0Crf8
— Jim (@yangyubin1998) April 27, 2024
Imazhe apokaliptike në të cilat ndërtesat në zonat e prekura janë pothuajse plotësisht të rrafshuara. Në disa zona të Guangdong, nuk kishte pasur përmbytje kaq të rënda në këtë kohë të vitit që nga viti 1954, sipas radios shtetërore kineze. /ZOOM.AL/
BE ende pa vendim për heqjen e masave ndaj Kosovës: Duhet miratimi i të gjitha shteteve