zoom

Lajme

Vezët në shtretërit e banorëve nga Françeska, rrezikohet përsëri “Zarfi i zi”: Na latë pa bukë!

Të gjithë banorët e “Big Brother VIP” janë dënuar nga “Vëllai i Madh”, duke i lënë ata pa ushqimet e sponsorve, për shkak të shpërdorimit të produkteve.

Rike Roçi ishte e para që i hodhi në kokë qumështin Egla Cenos, ndërsa së fundmi Erjola Xheladinaj qëlloi me vezë në kokë Romeo Veshaj.

Pas dënimit nga “Vëllai i Madh”, Françeska ka vendosur që të marrë hak ndaj Julit, Romeos dhe Ledionës, të cilët ishin ata që luajtën me ushqimet.

Modelja u ka hedhur vezë në krevat tre banorëve, ndërsa shpertheu keq ndaj tyre.

“Ju e bëtë të gjithë këtë dhe na latë pa bukë. E bëtë dëmin, mbajeni tani. S’ju vjen turp nga vetja që na keni lënë pa bukë”, tha Françeska.

Megjithatë banorët nuk reaguan, sepse sipas tyre të gjithën banorja po e bën për vëmendje. /ZOOM.AL/