zoom

Aktualitet

Vettingu, KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Irena Hoxha

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra gjyqtaren Irena Hoxha. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot një seancë për shpallje vendimi për subjektin e rivlerësimit Irena Hoxha.

Gjyqtarja Irena Hoxha u përballë me Vetingun me 6 tetor për tri kriteret e vlerësimit, atë të ligjshmërisë së pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional.

Sot, trupa gjykuese e përbërë nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi, Firdes Shuli pasi analizoi dhe vlerësoi provat dhe faktet, vendosi shkarkimin nga detyra të Irena Hoxhës, gjyqtare aktualisht pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Irena Hoxha e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2004 si gjyqtarë në Gjykatën e Dibrës. Prej vitit 2011, ajo e ushtron funksionin pranë Gjykatës së Rrethit Tiranë.