Aplikacion
Këngëtarja ka vendosur të postojë një kujtim nga ditari i saj, kur ishte viti 1999 dhe në Kosovë kishte frymë lufte, ku ndër të tjera shkruan ” 24 Mars,e mërkurë,1999 (pjesë nga ditari im). Është ora 20:00 ,mu po me dridhet dora se qetash po e di se situata ne Kosovë është shumë dramatike, prandaj ka ndërhy NATO.E tash na e kan nal rrymën.”
“Kam qenë 13 vjeçe..shumë trishtim.. Shumë e vërtetë! Deri vonë nuk e kam kuptu rëndësinë e ditarit! Por falë prindërve të mij që më kan shty të shkruaj që 10 vjeçe, sot kujtoj shumë gjëra me vlerë!”- ka sqaruar ajo më tej në një koment./zoom.al/