zoom

In Zoom

Vera 2021/ Ky është vendi në Llaman që vetëm një pjesë e di

Këtë verë e kisha ndarë mendjen! Do ndaloja së ndjekuri këmba-këmbës sugjerimet e influencer-ave në Instagram dhe do t’i besoja këshillave të një miku. Kështu, në vend që të bëja atë që kam bërë minimalisht 3 vitet e fundit, zgjodha të pushoja diku, për të cilin vetëm një pjesë ka dëgjuar të flitet.

E zhgënjyer jo pak herë nga reklamimet në rrjetet sociale dhe e etur për një palë pushime të mira iu drejtova një vendi misterioz në Llaman. Të tentosh t’u këshillosh njerëzve një vend për pushime dhe të dalësh garant për të është një rrezik që dua ta marr.

I gjendur në një kënd tepër joshës të vijës sonë bregdetare, ajo çka mundi së pari të më tërhiqte në bar-restortin “Submarine Bay 105” ishte pamja që u shfaq para meje. Përgjatë 7 ditëve qëndrim në të, mëngjeset e mia i shoqëroi privatësia, zhurma e detit dhe rehatia, e ndërsa mbrëmjeve munda të rijetoj muzikën, koktejlet dhe jetën e natës, kaq shumë të munguar në një vit pandemik.

 Arredim elegant, “tretur” në thjeshtësinë bregdetare. Gurë, strehëz e valëvitur kashte dhe palma, një “mini ishull” i pabanuar, gërshetuar me detaje moderne.

Arredim elegant, “tretur” në thjeshtësinë bregdetare. Gurë, strehëz e valëvitur kashte dhe palma, një “mini ishull” i pabanuar, gërshetuar me detaje moderne.

Peizazhe thuajse surreale, fotografi që shkrepen nga lartësia e një mulliri me erë, i ideuar posaçërisht për të fiksuar në celular dhe kamera momentet magjike të perëndimit mbi plazhin e Llamanit.

E lodhur nga fasada e vendeve klishe, tanimë të mbipopulluara dhe shërbimi shqetësues, “ Submarine Bay 105” mundi të më ofronte arratisjen në një vend që më shpuri fare pranë jetës së egër, përmes gjelbërimit, thjeshtësisë në arredim dhe ruajtjes me fanatizëm të atmosferës detare, ashtu siç nga ana tjetër, mundi të më llastonte me “lukse” moderniteti; shisha, një sallatë e ftohtë apo një mojito.

E trembur jo pak nga çmimet absurde të faturave që qarkullojnë në mediat sociale, druhesha se do më duhej të bëja pakt me veten, të sakrifikoja kënaqësinë e të ushqyerit shijshëm, ose në të kundërt të përgatitesha për një shkundje të mirë xhepash. Kjo është dhe një ndër arsyet parësore, përse këmbëngul që “Submarine Bay 105” duhet të jetë në listën tuaj këtë verë. Marrë në dorë nga mjeshtra të kuzhinës, ushqimi ekzotik, produktet e freskëta dhe çmimet e arsyeshme do t’ju mbajnë larg stresit të shpenzimeve, teksa gjendeni aty me prindërit, partnerin/en apo edhe fëmijët.

Tjetër gjë që më bëri përshtypje ishte përzgjedhja me kujdes e muzikës në sfond. Ngritur si biznes nga djem të rinj e energjikë, përkushtimi ndaj punës i kish’ dhënë frytet e tij. Lista muzikore përfshin zhanre të ndryshme, teksa DJ-të e përzgjedhur do të sigurohen që t’i japin më shumë jetë dhe ngjyra ditës e mbrëmjes suaj, përmes ritmit dhe remix-eve intriguese.

Diçka më shumë? Çadër dhe shtetër të mirëmbajtur edhe për më sqimatarët si dhe pastërti në të gjithë perimetrin.

Më falenderoni më vonë!


Shënim: Kjo rubrikë ka për qëllim të shërbejë si një udhërrëfyes i sinqertë, ku bazuar në eksperiencat tona personale përgjatë verës 2021, ju sugjerojmë vende apo ide interesante dhe mbi të gjitha të vlefshme!