zoom

Lajme

“Venusi në retrogradë”/ Parashikimi mujor i horoskopit për çdo shenjë

Dashi

Venusi do jetë në retrogradë. Kjo domethënë që duhet të zgjidhni raportet personale dhe me njerëzit që punoni. Mërkuri në të kundërt në mesin e muajit, deri në fundin e muajit bën që nëse keni komunikimin e duhur, sado e vështirë dhe imponuese të jetë kërkesa juaj do marrë atë që prisni, nëse thuhet në formën e duhur. Eklipsi në fund të muajit nxjerr në tematikë ekonominë, me zhvillime dhe projektime pozitive.

Demi

Një eklips hënor në mes të muajit mbi Saturnin në hyrje trekëndore me Uranin. Vështirë se i shmangni detyrimet. Është e pamundur që mos kenë diskutime të fuqishme. Ndryshimet do jenë patjetër prezente. Eklipsi do ndikojë drejtëpërdrejt në të përditshmen e tyre. Mërkuri është seleskionues dhe do largojë nga ju atë që nuk është për ju. Do ju lehtësojë, që mos harxhoni kohë me gjëra dhe njerëz që nuk janë për ju. Në gjysmën e dytë të marsit vendosni prioritet pagesat.

Binjakët
Do të duhet të jeni të kujdesshëm me fizikun tuaj. Është ndër momentet e fundit të Saturnit, duhet të tregoni kujdes me shëndetin. Ndryshoni mënyrën e të ushqyerit. Nëse vendosni të bëni ndryshime në fizikun tuaj, rezultati do jetë i shpejtë.

Gaforrja

Muaji nuk do të jetë aspak i mërzitshëm. Do keni një agjendë të ngjeshur, por duket se e shijoni këtë vrull. Mos e teproni me harxhimin e energjisë, pasi në eklipsin e Hënës keni nevojë për arrati. Ka ardhur koha të kujdeseni për shëndetin. Duhet të jeni selektiv me kë i ndani planet.

Luani

Është një muaj që minimalisht do ju japë ngrohtësinë dhe vëmendjen në ambientet e shtëpisë. Familja është kryefjala e muajit. Eklipsi i parë duket sikur ndihmon për zgjidhjen e një problemi të rëndësishëm të dikujt në familje. Eklipsi i dytë nxjerr diçka të rëndësishme për ekonominë. Kujdes në fazën e parë me Venusin retrogradë, sepse kanë një tendencë të jenë në qendër të vëmendjes dhe për të qenë më të sertë në gjykimin për partnerin/en.

Virgjëresha

Eklipsi i Hënës ndodh pikërisht te Virgjëresha. Ka përballë Saturn, Diell, Neptun. Kjo bën që muaji të mos jetë i thjeshtë. Por varet nga faktori i fatit dhe jo nga ju. Keni një errësirë në gjykimin e situatave. Duhet të jeni të kthjellët dhe jo të përfshirë emocionalisht. Sa më shumë ta vishni veten me ngarkesa dhe pritshmëri emocionale, aq më të ngarkuar do jeni me zgjidhjen e situatave në punë. Për fat të mirë Virgjersha e ka të thjeshtë ta ndajë logjikën nga emocioni. Kujdes me vonesat në aeroport dhe në lëvizje.

Peshorja

Një muaj shumë i mirë, me lëvizje të mira dhe me propozime që kanë nisur si periudhë që në fund të shkurtit. Nga mesi i muajit do rezultojë një periudhë shumë e mirë për mënyrën si do e projektojni karrierën. Por një pjesë e mirë e Peshoreve kanë tendencën për të gabuar në zgjedhje emocionale. Beqarët e Peshores duhet të jenë të kujdesshëm sepse e sigurt që do bëhen pishman. Më vonë do duhet shumë kohë për tu kthjelluar. Eklipsi i Diellit ka një lëvizje ekonomike shumë të mirë.

Akrepi

Duhet të jenë të hapur ndaj ideve të reja, që ndoshta nuk është në gjërat që zotërojnë dhe që kanë bërë. Pranoni propozimet për çështje zhvillimesh dhe karriere. Kjo pasi Uranin e keni përballë. Vështirë se do shmangni ndryshimet. Mendjehapurit e Akrepave do t’i gëzohen ndryshimeve dhe devijimit. Muaji është shumë i mirë për lëvizjet bankare.

Shigjetari

Nga njëra anë periudha për të marrë lëvizje të rëndësishme në shërbim të punës, të zgjerimit familjar, është moment i bukur dhe do jetë deri në 10-ditëshin e parë të qershorit. Eklipsi i parë bën që ata që vendosin logjikën dhe bëjnë zgjedhje të mirëmenduara, do ndërtojnë një strukturë shumë të fortë.

Bricjapi

Luhatja e humorit do jetë shija e marsit. Eklipsi i plotë i Hënës te Virgjëresha nxjerr tematika që i përkasin shtëpisë, punës dhe për fizikun e Bricjapit. Do mbeteni me çështjet kryesore, shtëpinë dhe punën. Jeni pranë mbylljes së shqetësimeve që keni pasur për një kohë të gjatë. Përgatituni për prurje dhe nisjen e një cikli të ri.

Ujori

Një eklips i plotë Hënor që interferon pikërisht te çështje që i përkasin sigurisë ekonomike. Kjo do vazhdojë deri në fundin e 2025. Merrni në kontroll ekonominë deri në fund të pranverës. Çfarë është për tu korigjuar në aspektin ekonomik, duhet të merret seriozisht.

Peshqit
Nuk do keni një muaj të thjeshtë. Tematika qendrore është mënyra si do menaxhoni ekonominë. Eklipsi i parë ka të bëjë me çështjet emocionale dhe fizike. Edhe Peshqit e kanë patur shumë të rëndësishëm këtë 3 vjeçar për shëndetin. Eklipsi mund të nxjerrë një frikë për pasiguritë e shëndetit. Nuk do ishte keq të bëni një kontroll te mjeku. Eklipsi i dytë lidhet drejtëpërdrejt me ekonominë. Do ketë vend për optimizëm. Por nga data 16 me Mërkurin në të kundërt, kujdes me shpenzimet.

Postime të lidhura