zoom

Aktualitet

Vendosën keq kondicionerin e Prokurorisë, vihen në pranga 2 persona

Tiranë- 2 persona janë vendosur në pranga nga policia e Tiranës. Ata akuzohen se kanë kryer shkelje për punimet që janë bërë në godinën e një institucioni, konkretisht në sistemin e kondicinimit dhe të kaldajës, të cilat kanë rezultuar me defekt dhe jashtë përdorimit pasi janë instaluar.

Ndërsa akuzohen për veprën penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Chiller”.

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë.

Vihet në pranga 2 shtetas, shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Chiller”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasve:

– A. L., 48 vjeç, dhe I. D., 59 vjeç, të dy banues në Tiranë, administratorë në dy subjekte të ndryshme.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit D. M., 60 vjeç, banues në Pukë, dhe V. M., 47 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në subjektet që administrojnë, kanë kryer shkelje për punimet që janë kryer në godinën e një institucioni, konkretisht në sistemin e kondicinimit dhe të kaldajës, të cilat kanë rezultuar me defekt dhe jashtë përdorimit pasi janë instaluar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, për veprime të mëtejshme procedurale.