zoom

Politikë

Vendimi për përjashtimin e Berishës, Bardhi: Ishte prej dy muajsh në kontakt me Bashën

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka mohuar që vendimi për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar është marrë krejt papritur.

I ftuar në ‘Open”, Bardhi tha se Berisha ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me kryedemokratin Lulzim Basha prej dy muajsh. Sipas Bardhit, pjesë e këtyre diskutimeve kanë qenë edhe ndërkombëtarët.

“Absolutisht që jo, është diskutuar prej kohësh. Berisha ishte prej dy muajsh në kontakt me Bashën dhe ndërkombëtarët, nuk u mor papritur,“- tha Bardhi ndër të tjera.