zoom

Aktualitet

Vendimi i DASH/ Lehtësohet lëvizja e shtetasve shqiptarë drejt SHBA

Ministria e Jashtme e Shqipërisë njofton se është lehtësuar lëvizja e shtetasve shqiptarë nga Shqipëria drejt SHBA dhe anasjelltas.

Në dakordësi dhe bashkëpunim me Departamentin e Shtetit, tani shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë drejt SHBA edhe nëse pasaporta e tyre skadon në 6 muajt e fundit përpara udhëtimit.

Njëherësh, shtetasit shqiptarë që kthehen nga SHBA drejt Shqipërisë mund të udhëtojnë edhe nëse pasaporta e tyre ka skaduar.

Vendimi, u dakordësua të mërkurën, gjatë takimit që Ministri për Evropën dhe Punët e Jashme, Igli Hasani pati në Tiranë me përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit, vendimi i cili e fut Shqipërinë në të ashtëquajturin “Grupi i Klubit 6 mujor”.