zoom

Aktualitet

Vëllai i vrau të atin/ Reagon vajza e 62-vjeçarit: Nuk kam kaluar humbjen e mamit…

Vajza e 62-vjeçarit Enver Balla që u vra nga djali i tij dhe u hodh në pus ka reaguar për vdekjen e babait.

Përmes një postimi në rrjetet sociale vjaza e të ndjerit dhe motra e autorit, shprehet e tronditur për ngjarjen.

“Më zgjo nga kjo ëndërr e zezë o Zot, unë akoma s’e kam kaluar humbjen e mamit dhe tani ike edhe ti o bush. O babi të lutem, o bab më zgjo nga ky makth”, shkruan vajza në rrjetet sociale.”- shkruan e bija e Enver Ballës.

Balla kishte katër fëmijë, tre djem dhe një vajzë, ndërsa bashkëshortja i kishte ndërruar jetë para 3 vitesh. 62-vjeçari dyshohet se u vra nga djali i tij rreth dy javë më parë ndërsa trupi i tij, ishte hedhur në një pus pranë vendit ku ishte qëlluar më armë zjarri. Shkak për krimin e rëndë u bë një shumë parash prej 7.5 milionë lekësh të reja që familja Balla kishte në banesë.

Postime të lidhura