zoom

Aktualitet

Vëllai i shkon për vizitë Erion Veliajt në burg

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori vizitën e parë nga familjarët në burg.

Pasditen e kësaj të hëne, vëllai i tij, Arbër Veliaj udhëtoi drejt Durrësit, për të takuar Erion Veliajn, i cili që prej të enjtes, u transferua në qelitë e paraburgimit në Durrës, për të qëndruar në masën e sigurisë “Arrest në burg” për një afat të pacaktuar.

Arbër Veliaj u akuzua këtë të hënë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha se ka fakte se edhe ai është i përfshirë në afera, duke paralajmëruar publikimin e tyre në ditët në vijim.

“Kam shumë të dhëna për Arbër Veliajn, por po pres njëherë se ç’po bëjnë me të. Edhe unë kam ato limitet e mia, kufizimet e mia në funksion të strategjisë së marrëdhënieve publike që përdor. Po, normalisht, jo vetëm ju, edhe unë kam të drejtë. Por absolutisht ai është gjer tek veshët”, tha Sali Berisha.

Postime të lidhura