zoom

Lajme

Vëllai i Ilnisës tregon si e ka pritur familja lidhjen e saj me Meritonin: Paragjykohet…

Ilnisa dhe Meritoni janë të vetmit që vijojnë romancën e tyre brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Vërtetësia e ndenjave të tyre është vënë shpesh në pikëpyetje, por gjatë spektaklit të martën, kur Ilnisa rrezikonte eliminimin përballë Ledjonës, Meritoni bëri një deklaratë të guximshme duke thënë se nëse skualifikohej ajo, do të linte shtëpinë edhe ai.

Kjo deklaratë u komentua nga vëllai i Ilnisës, Kevin, në emisionin “Shqipëria Live”. Sipas tij, Meritoni tregoi se ka ndjenja të pastra për Ilnisën dhe se nuk po e bën këtë për lojë.

“Prime dje më pëlqeu shumë sepse hodhi dritë mbi disa emocione pozitive. Ilnisa është shumë emocionale dhe Meritoni është katalizatori i emocioneve të saj. Këto ditë është mbytur prej pjesës që nuk ka qenë afër me Meritonin. Deklarata e tij ishte e bukur që preku shumë njerëz dhe tregoi ndjenjën e tyre sepse vazhdohet paragjykohet dhe thuhet se Ilnisa është më e përfshirë ndërkohë që duket Meritoni më i përfshirë. Ndjenja e tyre po rritet në mënyrë shumë organike”, tha Kevin.

Ai iu përgjigj edhe pyetjes se si e ka pritur familja romancën e Ilnisës me Meritonin, duke shpjeguar se banorja ka fituar lirinë për të zgjedhur vetë dhe shpesherë vendimet e saj janë paragjykuar.

“Ilnisa ka natyrë rebele, lirinë e ka fituar dhe prandaj ndodh edhe pjesa që shpesh paragjykohet dhe goditet. Goditet nga ata njerëz që nuk e njohin lirinë dhe kur shohin një person të tillë ndjehen të ndrydhur dhe tentojnë të të godasin, është njësoj si me qelizat e trupit kur futet një virus”, u shpreh Kevin.