zoom

Lajme

Veliaj shkarkoi kryetaren në detyrë të Bashkisë Tiranë, Brisida Shehaj: Shah mat Edvin, 1-0 për Erionin

Brisida Shehaj, ish drejtoreshë e përgjithshme e Tatimeve, ka reaguar pasi Erion Veliaj shkarkoi nga detyra kryetaren e komanduar të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani.

“Shah mat Edvin, 1-0 për Erionin”, shkruan ajo, teksa shprehet se dy rrugë kanë mbetur për kryeministrin Rama, që të pranojë shkresën pasi Bashkia nuk është e tija ose ta shkarkojë nga detyra, që sipas saj, në këtë mënyrë pranon akuzat e SPAK.

Shehaj shprehet se Veliaj me këtë vendim ka vendosur të qëndrojë përballë Edi Ramës dhe të mos bëhet ushtar “si ata të tjerët që dhe në burg thonë RROFTE PARTIA”.

Postimi i plotë:

Diten e sotme mediat kane bere publike nje shkrese te Erion Veliaj, ne te cilen kishte vendosur emerimin e Nen Kryetares se re te Bashkise Tirane.

Na pelqen apo jo, Veliaj eshte Kryetari i Bashkise Tirane pasi nuk ka asnje vendim gjykate qe e ka pezulluar ate nga ushtrimi i funksionit.

Pra kjo shkrese ESHTE LIGJORE.

Lajmi i mire ne kete shkrese eshte se Veliaj ka vendosur te qendroje perballe Edi Rames dhe te mos behet ushtar si ata te tjeret qe dhe ne burg thone RROFTE PARTIA.

Tani Edvini ka vetem 2 rruge:

1- Te pranoje shkresen dhe faktin se Bashkia Tirane nuk eshte e tija.

2- Te shkarkojne Erion Veliaj ( sepse vetem KM ka tager ligjor ta beje) dhe te pranoje se akuzat e SPAK jane te sakta.

SHAH MAT EDVIN.

1-0 per Erionin.

Postime të lidhura