Aplikacion
Veliaj mbërriti në Prokurorinë e Posaçme rreth orës 09:00.
Vetëm pak momente më vonë, pranë Spak u mblodhën dhjetëra protestues.
Në pritje të daljes së Veliajt, qytetarët shtruan tapetin e kuq në shenjë proteste.
Në duar ata mbanin edhe pankarta të ndryshme ku shkruhej ”Hajdut, po të zënë hakat e Kombinatit”, apo “Deri në 12 me familjen pastaj me kolegët”.
Sipas mediave Veliaj po jep deklarime në lidhje me hetimin e regjistuar nga SPAK, për veprën penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”.