zoom

Aktualitet

Veliaj del kundër Ramës nga qelia? Shkarkon kryetaren e komanduar të Bashkisë Tiranë

Erion Veliaj, me një shkresë të firmosur nga qelia, ka dhënë urdhrin për të shkarkuar Anuela Ristanin nga funksioni i kryetares në detyrë të bashkisë Tiranë.

Kryebashkiaku i Tiranës, i cili mban postin edhe pas vendosjes në pranga, ia ka deleguar firmën nënkryetares Sara Goxhaj.

“URDHËROJ: Znj. Sara Goxhaj, Nën/Kryetar i Bashkisë Tiranë, të kryej përkohësisht edhe detyrat e Kryetarit të Bashkisë Tiranë”, shkruhet në dokument.

Postin e kryebashkiakut në detyrë të Tiranës e mbante nënkryetarja Anuela Ristani, e cila u vendos më 11 Shkurt, një pas arrestimit të Erion Veliaj.

Vendimi për marrjen e firmës së Bashkisë nga Ristani u mor gjatë një mbleshje Bashkie ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama.

Dhe shkresa e Erion Veliajt për shkarkimin e saj, shfuqizon atë të Edi Ramës që komunikoi se kryetarja e re e bashkisë ishte Anuela Ristani.

Postime të lidhura