zoom

Aktualitet

Veliaj ankimon arrestin me burg

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka ankimuar masën e sigurisë “arrest në burg” të caktuar në mungesë ndaj tij.

Sipas mbrojtësve të tij, ankimi kundër vendimit të 9 shkurtit të gjyqtarit Erion Bani është dërguar përmes postës.

Në ditët në vijim, brenda afateve ligjore, mbrojtësit e Veliajt pritet të depozitojnë ankim edhe ndaj vendimit të 12 shkurtit të GJKKO, që konfirmoi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj Veliajt.

Postime të lidhura