zoom

Aktualitet

Vdiq pasi u hodh nga pallati, policia jep detaje për ngjarjen e ndodhur te Unaza në Tiranë

Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Tiranë, një 67-vjeçare humbi jetën.

Policia thotë se ajo është vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati.

 

Tiranë/Informacion paraprak

 

Më datë 07.11.2022, në Unazë të Re, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i banesës, shtetasja M. K., 67 vjeçe, e cila dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.