zoom

Aktualitet

Vdekja e kamerierit në Sarandë, dëshmia e montuesit të ashensorit: S’më është kërkuar ta kontrolloj

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në lokalin “Orange Club” në Sarandë, ku një 17-vjeçar që punonte si kamerier humbi jetën në një ashensor artizanal, policia ka marrë në pyetje edhe montuesin e ashensorit.

Lulzim Allkushi ka shpjeguar para grupit hetimor se ashensorin e ka montuar 4 vite më parë me qëllimin e lëvizjes së mallrave.

Që nga ajo kohë, sipas tij, nuk i është kërkuar më të bëjë kontroll për sigurinë e ashensorit.

“Më kërkoi që t’i montoja një pajisje si ashensor në mënyrë që të ngjisnin produkte ushqimore nga kati i parë në katin e dytë. Montimi është bërë që para 4 vitesh dhe që prej asaj kohe nuk më është kërkuar që ta kontrolloja”, tha Lulzim Allkushi.

Për ngjarjen e rëndë policia ka shpallur në kërkim pronarin e lokalit, Spiro Iljadhin, 37 vjeç, i cili gjithashtu akuzohet për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë dhe punësim të paligjshëm.

Postime të lidhura