zoom

Aktualitet

Vdekja e Brianit 3-vjeçar, qytetarët marshojnë para klinikës dentare me pankarta në duar

Po mbahet aktualisht protesta për 3-vjeçarin që humbi jetën për shkak të ndërhyrjes në dhëmbë tek klinika e Roland Xhaxhos.

Qytetarët janë mbledhur para dyerve të klinikës duke ndezur qirinj. Mes tyre janë dhe familjarët e vogëlushit Brian Spahiu.

Gjithashtu ka dhe fëmijë me pankarta në duar të cilët këkrojnë drejtësi për Brianin. Qytetarët kërkojnë që klinika të mbyllet dhe mjeku Roland Xhaxho të dënohet.

3-vjeçari Brian Spahiu humbi jetën pas ndërhyrjes në klinikë pas mbidozës së narkozës e cila i preku mushkëritë.