zoom

Aktualitet

Vdekja e 3-vjeçarit në Shkodër, prokuroria nis hetimet

Prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet për vdekjen e 3-vjeçarit, i cili humbi jetën në spital.

“Lidhur me rastin e të miturit 3-vjeçar që ka ndërruar jetë, ju bëj me dije se prokuroria ka orientuar shërbimet e Policisë Gjyqësore në Komisariatin e Vau të Dejës për kryerjen e veprimeve të para hetimore. Është referuar materiali procedurial penal dhe Prokuroria ka regjistruar procedimin penal dhe do vijojnë hetimet”, njoftoi prokuroria.

3-vjeçari u dërgua në spital me të vjella, por pas serumit, familjarët e kanë marrë në shtëpi pavarësisht kërkesës së mjekëve për ta mbajtur nën monitorim.

Ata e kanë ridërguar në spital të miturin një ditë më vonë, me parametra jetësorë të ulët dhe më pas ka ndërruar jetë.

Pak minuta më vonë, në spitalin e Shkodrës shkoi edhe motra e tij 7-vjeçare me të njëjtat shenja. Për shkak të gjendjes së rëndë, ajo u dërgua me urgjencë në QSUT në Tiranë.

Të miturit dyshohet se janë helmuar sepse prindërit e tyre kishin spërkatur me ilaç kundër miut një magazinë.

Postime të lidhura