zoom

Art & Kulturë

Vdekja dhe homazhet për Ismail Kadarenë sjellin në Tiranë Osmanin, Kurtin dhe Konjufcën

Sot i jepet lamtumira e fundit shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, teksa homazhet vijojnë me prezencën dhe nderimet nga personalitete të shumta nga fusha të ndryshme, përfshi edhe politikën.

Në ceremoninë e lamtumirës në Tiranë do të marrin pjesë edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.

Të pranishëm do të jenë edhe disa ministra e deputetë.

Agjenda e ceremonisë është si më poshtë, teksa sot do i jepet edhe lamtumira e fundit dhe do përcillet shkrimtari i madh Kadare:

09:00 – Homazhet publike në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor

11:30 – Ceremonia shtetërore e Lamtumirës

12:30 – Nisja e kortezhit në drejtim të varrezave të Tufinës

/ZOOM.AL/