Aplikacion
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali tha se zv.kryeministrja ndodhet jashtë vendit, por në fakt ajo u shfaq në sallën e Kuvendit.
Kjo gjë shkaktoi irritimin e opozitës. Ishte deputeti demokrat Dashnor Sula që hodhi akuza të rënda ndaj Spiropalit për gënjeshtare.
Mes Spiropalit dhe Ballukut është regjistruar një përplasje e fortë edhe gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist.
Me tone të ashpra, Balluku fshikulloi Spiropalin për keqmenaxhimin e seancës plenare të javës së shkuar ku u shkaktua kaos pasi mazhoranca futi me shpejtësi projektligjin për faljen e gjobave.
Balluku akuzoi Spiropalin se po favorizonte opozitën duke iu dhënë hapësirë të pamerituar dhe në shkelje të rregullores sipas zv.kryeministres. Jo vetëm kaq, por Balluku shkoi edhe më tej duke aluduar se kryetarja e parlamentit është nën një presion prej Gazment Bardhit, i cili i dikton edhe sjelljen në seancë plenare.
Balluku ngriti insinuata që Spiropali po shantazhohet nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.