zoom

Aktualitet

Vazhdojnë protestat në Bërxullë, banorët: Kemi dalë dhe pse me agjërim. Nuk votojmë më 14 maj

Banorët e Bërxullës vazhdojnë me protestat kundër ndërtimit të rrugës Thumanë-Kashar që prek pronat e tyre.

Duke i qëndruar premtimit të tyre se ata nuk do të shpronësohen, banorët u shprehën se për ata  nuk do të ketë zgjedhje e askush nuk do të votojë më 14 maj.

Banorët tregojnë se ata janë agjërues ndërkohë që protestojnë për pronën e tyre dhe atë që do ia pasojnë fëmijëve të tyre.

 

“Jemi banorë e pronarë të tokave që duan të na e vjedhin dhe rrëmbejnë. Institucionet të kthejnë kokën këtej nga ne, jemi të gatshëm që të japim jetën për atë pronë dhe të fundit që largohemi nga kjo tokë pa marrë të drejtat tona. Të zhvillohet projekti, por ku do shkoj unë, familja ime, fëmija ime, Unë e kam djersë, jo si këta që shesin gjakun e fëmijëve të tyre që të mbijetojnë vetë. Janë vampirë, në tokën time nuk e kanë këtë shans. Si na takon që çmimet e një km autostrade është më i shtrenjti në Evropë ndërsa vlerësimi i banesave apo i tokës më i ulti.Jeton fëmija ime sot, por se di a jeton nesër”, tha ai.

“Jemi pa rrugë, pa ujë e drita të gjitha i kemi bërë vetë. Duan të na shohin të shtrirë për tokë, kryeministri si e ka të vështirë dhe Bici të vendosë punonjësit në punë dhe të na japë certefikimin. Kërkojnë të kalojnë mbi trupin tonë, ata duhet të na japin një zgjidhje. Ca ka bërë shteti në 7 muaj, nuk kishte mundësi që të shihte banesat që preken, ku do shkojnë këta banorë. Ata vetëm shohin, bëjnë fresk. Vijnë fushatë dhe rrit pagat, me mashtrimet jemi lodhur, nuk i duam ato lek. Lekët tona janë, ku i gjejnë ata. Ka shkuar çmimi i qepës me shumicë 150 lekë, është rritur çdo gjë, me ca jeton ky popull. Me 10 oligarkë drejtohet gjithë Shqipëria, ku do shkojmë ne dhe këtu ne paguajmë taksa pavarësisht se nuk kemi marrë certifikatën e pronës. Edhe taksa e ajrit na ka mbetur, i bëj thirrje në mënyrë urgjente të vijnë nuk do shuhet kjo protestë pa marrë zgjedhje. Na ka shkuar në palcë, flemë të friksuar. Ne nuk kemi asnjë lloj informacioni, këto kërkojmë ne në 7 muaj. Shteti po na vret, pasojat po i vuajmë vetëm nga drejtuesit, na godasin nga lart. Kjo protestë nuk do shuhet, zonja Bici të marrë masa urgjente dhe të na japë gjithë dokumentacionin. Kemi 7 kërkesa elementare, certifikimin e pronës dhe vlerësimin sipas çmimit të pronës kërkojmë, e thotë vetë ligji. Nuk po kërkojmë asgjë jashtë ligjit. Edhe akomodimi, ku do shkojmë ne nëse na shembet banesa, kemi 1 muaj që ia kemi bërë me pika. Naivitet dhe mospërfillje, por do të marrë të njëjtën përgjigje, nuk ka votime më 14 maj për Bërxullën. Kur ata nuk na njohin ne pse duhet ta bëjmë, zëri ynë nuk po dëgjohet. Nuk do marrim pjesë në zgjedhje”, tha ai.