zoom

Politikë

Vasili: Shikoni si e godisnin Strazimirin deputetët e Rilindjes dhe kanë surrat të bëjnë moral…!

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka nxjerrë pamjet kur deputetë të PS-së dhunuan me grushta ligjvënësin e PD-së, Gent Strazimiri në vitin 2014.

Ngjarja ndodhi në sallën e parlamentit në seancën e 10 korrikut 2014. Në pamje shihen Pjerin Ndreu, i cili aktualisht mban postin e kryebashkiakut të Lezhës dhe Arben Ndoka, të cilët godasin ish-deputetin demokrat.

Vasili ka publikuar videon nga momenti, ndërsa shprehet “kanë surrat e bëjnë moral”. “Shikoni si godisnin dikur me grushta deputetet e rilindjes deputetin Strazimiri. Njerin nga keta deputetet dhunues e kane bere edhe Kryetar Bashkie ne Lezhë. Edhe kane surrat e bejne moral!!””, shkruan ai.