zoom

Aktualitet

Vapa ekstreme mbyll para kohe edhe protestën e opozitës te Bashkia e Tiranës

Temperaturat e larta, deri në 43 gradë, duket se kanë ndikuar edhe në planet e opozitës.

Ka zgjatur vetëm 40 minuta protesta e opozitës, që u mbajt para Bashkisë së Tiranës, pas skandalit me dosjen “5D” të abuzimeve të dejtorëve të arrestuar.

Duket se i nxehti përvëlues i këtyre ditëve, ka prishur planet e opozitës, e cila ka zgjatur vetëm pak tubimin në fjalë, që është i 13-ti në radhë.

Gjatë protestës dhe hedhjes së molotovit, një prej efektivëve të Policisë së Shtetit i vendosur në koordonin e sigurisë mori lëndime në këmbë, pas shpërthimit pak metra larg tij.

Skenari ka qenë i njëjti, shishe molotov dhe fjalime duke kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas arrestimit të ish-drejtorëve. /ZOOM.AL/