Aplikacion
Kreu i qeverisë hodhi poshtë pretendimet e mediave greke, ku tha se ‘unë nuk komentoj çfarë më vënë mua në gojë apo kurriz mediat greke’.
Ndërsa në lidhje me kryebashkiakun e zgjedhur te Himarës, Fredi Beleri, i cili ndodhte në burg që prej muajit maj, Rama tha se pritet vendimi i formës së prerë.
Deklarata e Ramës:
“Vendimi i GJKKO ishte pozitiv në këndvështrimin tim edhe për një hapësirë që krijon por së pari njëherë nuk është vendim i formës së prerë dhe do të presim të marrë formë të prerë, s’mund të veprojmë me një vendim të shkallës së parë.
Të gjitha këto të tjerat që kanë qarkulluar kanë si burim median greke as median shqiptare, as qeverinë as zyrën time.
Kështu që unë nuk komentoj çfarë më vë mua në gojë apo në kurriz media greke pa më pyetur dhe mua. Janë emra historira që unë i kam parë në median shqiptare të marra nga media greke.
Është pyetje për kolegët tuaj grekë në gazeta portale televizioni ose kur tu jepet pyetja pyesni autoritetet greke. Unë di që ne presim vendimin e formës së prerë”. /ZOOM.AL/
Mosbindja civile/ Procedohen deputetët e opozitës: Goditje për shkak të detyrës dhe … (Emrat)