zoom

Aktualitet

Vaksinohen 6120 mësues/ Manastirliu: Po vijon pa asnjë problem, së afërmi lajme të mira

Në të gjithë Shqipërinë vijon vaksinimi anticovid i mësuesve me vaksinën “AstraZeneca”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha sot se “6120 mësues janë sot më të mbrojtur nga COVID-19 pas marrjes së dozës së parë të vaksinës”.

Sipas ministres  vijon në gjithë Shqipërinë vaksinimi i arsimtarëve, me ritme të mira dhe pa asnjë problem.

“Së afërmi, lajme të mira për intensifikimin e procesit të vaksinimit në ditët në vijim”, – tha Manastirliu.

Janë mbi 38 000 doza të vaksinës “AstraZeneca” që kanë mbërritur në 12 mars. Që prej datës 13 mars nisi vaksinimi antikovid i mësuesve dhe pedagogëve, fillimisht në Tiranë e mandej në të gjithë vendin.