zoom

Slider

Uzuni gjen golin në La Liga, Granada shpërthen në shtëpi! Muriqi gabon nga 11-m

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare Myrto Uzuni gjeti rrugën e rrjetës me 11-metërsh, në duelin ndaj Mallorca-s së Muriqit, të vlefshëm për javën e tretë të La Liga.

Uzuni realizoi në minutën e 70-të, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, dhe i dërgoi shifrat në 3-1, duke sjellë qetësinë te Granada.

Ky ishte goli i dytë në La Liga për Uzunin dhe i pari pë këtë fushatë, teksa një e realizoi në sezonin 2021/2022, po me fanellën e Granadës.

Ndeshja u mbyll me shifrat 3-2, pasi Mallorca realizoi pak para fundit, ndërsa Muriqi humbi një penallti.

Këto ishin tri pikët e para të Granadëd në La Liga. /zoom.al/