Aplikacion
Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal thotë se vendi i tij ka pësuar më shumë se 500 miliardë dollarë dëme, që nga fillimi i pushtimit. Ai këmbëngul që Rusia të paguajë për restaurimin e Ukrainës pas luftës.
Shmyhal përmendi sekuestrimin e pronës ruse jashtë vendit. Ai shtoi se Ukraina do të kërkojë gjithashtu ndihmë financiare nga aleatët.
Kryeministri i bëri komentet në takimin e së martës me liderët e tre vendeve fqinje, Republika Çeke, Polonia dhe Sllovenia, të cilët udhëtuan në Kiev në shenjë solidariteti./Zoom.al