zoom

Aktualitet

UEFA poshtëron Ramën e Veliajn, i detyron të heqin banderolën e turpit

Një ditë para finales së madhe të Conference League (një event që do të mbahet në stadiumin “Air Albania” të Tiranës), në fasadën e Universitetit Politeknik të Tiranës u vendos një banderolë gjigante, që shfaqte trajnerin e Romës, José Mário dos Santos Mourinho.

“Mirë se vjen në Romën e vogël, mister Mourinho”, shkruhej në të.

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare të Instagram-it, kryebashkiaku Erion Veliaj do t’i jepte akoma më shumë hov dhe institucionalizim gjësë, duke publikuar një fotografi të banderolës. Fill pas këtyre zhvillimeve, Zoom.al reagoi duke argumentuar se një banderolë e tillë ishte e gabuar dhe në kundërshtim me filozofinë e sportit, ku Tirana duhet të jetë tokë neutrale dhe të mos mbajë anë.

Pas shkrimit të Zoom.al reagoi edhe deputetja e PD-së, Flutura Açka, e cila në fjalën e saj e cilësoi si një prishje të neutralitetit, “banderolën e turpit”.

“Kjo fasadë është pronë publike dhe Stadiumi Shqiptar dhe asetet publike, duhet të jenë neutrale në ndeshjen e nesërme’’, tha ajo.

Nga ana tjetër, Zoom.al mëson se një tjetër reagim ka ardhur edhe nga vetë UEFA, që nuk e ka kapërdirë dot një veprim të tillë. Veçanërisht reagimi i kësaj të fundit duket se ka detyruar dyshen Rama-Veliaj të heqin banderolën, që ishte një fyerje e qartë për tifozerinë e Feyenoord-it.

Zoom.al/

Postime të lidhura