zoom

Blog

Udhëtimi i një Presidenti!

Nga Irena Beqiraj

Udhëtimi i një Presidenti!

Dje në rrjetet sociale u shfaq kjo listë e cila percakton grupit që do të shoqërojë Presidentin e Republikës më të varfër të Europës në mbledhjen e OKB-së.

Lista, (që uroj të mos jetë e vërtetë me shoqëruese edhe parukiere, me drejtorë e këshilltarë lloj e soj) përveçse më krijoi ndjesi të cilat për shkak të maturisë nuk po i ndaj, më kujtoi poezinë e veçantë të Faik Konicës, dedikuar asokohe “një diplomati që i trajtonte gjërat më të vogla me shqetësimin më të madh”.

“Burri ceremonial””

“Ceremoniali ishte kënaqësia e tij e vetme. Ai kujdesej seriozisht për epërsinë dhe rangun, duke lëvizur, si një robot me fytyrën e tij të zbrazët, i ngurtë me stoli ari dhe medalje të shndritshme.

Dhe pastaj ai vdiq nga ndriçimi i butë i ditës, u varros me gjithë madhështinë e duhur. Por kur jehoi zhurma e arkivolit të blinduar, një shaka e djallit nga vdekja e rreme e zgjoi
në natën e kobshme.

Rregullat e rrepta të mirësjelljes e ndalonin atë të shfaqte frikë, ndërsa krimbat po mblidheshin, pa nxitim dhe shikim, për të planifikuar banketin dhe për të thirrur listën.

Ai vdiq në paqe, fytyra e tij e zymtë u ndez nga gëzimi,teksa pa kolonën solemne të krimbave që përparonte sipas protokollit.”

Sipas Konicës Shqipëria e asokohe “kishte përfaqsues të tipit bizantin, të korruptuar nga shpirti dhe nga zakonet, pa ideal dhe pa parime, të gatshëm për të gjitha kompromiset”!

Uroj që Presidenti Shqiptar i shekullit të 21 të përgenjeshtrojë këtë listë turpi, e cila e barazon atë as më shumë e as me pak me përfaqësuesit e Shqipërisë së Konicës.