zoom

Politikë

Udhëtimet e Ramës me avionin kryeministror, PD kërkesë për informacion Shërbimeve Qeveritar

Partia Demokratike më së fundi ka çuar në një hap më tej betejën e saj me qeverinë për udhëtimet me avionin kryeministror të Edi Ramës. Në një deklaratë për mëdiat, deputetja demokrate, Oriola Pampuri ka bërë të ditur se PD i ka dërguar një kërkesë zyrtare Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare ku i shtron 6 pyetje të ndryshme që kanë lidhje me marrëveshjen e dhe operimin e avionin kryeministror.

Ndër të tjera, selia blu kërkon nga kjo drejtori që të bëjë të ditur kontratën e bashkëpunimit me kompaninë Air Albania, kostot e oporimit dhe numrin e fluturimeve të bëra nga Ramna me këtë avion.

Disa javë më parë Zoom.al ishte e para medie që denoncoi skandalin me avionin kryeministror, duke faktuar se Rama vetëm nga shkurti i vitit 2020 deri në tetor të vitit 2021 kishte kryer së paku 27 fluturime.

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DEPUTETJA ORJOLA PAMPURI

 

Edi Rama vazhdon te refuzoj te beje transparencen e shprenzimeve te udhetimeve te tij lluksoze me charter.

Qe nga viti 2020 Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare,  ka lidhur një marrëveshje me kompaninë ‘Air Albania’ për të marrë me qira një Aeroplan  ‘Vip’ me te cilin udhëton Edi Rama.

Që prej asaj kohe, shpenzimet për udhëtimet jashtë vendit të kryeministrit, mbulohen nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare dhe transparenca e udhëtimeve dhe kostove është zero. 

Për këtë arsye sot ne i kemi kërkuar zyrtarisht informacion Drejtorisë se Shërbimeve Qeveritare. 

Përmes kësaj kërkese zyrtare, ne kemi adresuar këto pyetje: 

 

  1. Marrëveshjen e bashkëpunimit dhe çdo korrespondencë ndërmjet institucionit tuaj me shoqërinë Air Albania shpk, lidhur me ofrimin e shërbimit të fluturimeve të posaçme më avioin charter për Kryeministrin dhe çdo zyrtar tjetër (dokumentacioni në kopje të njehsuar me origjinalin si dhe çdo korespondencë/procesverbal lidhur me marrëveshjen);

 

  1. Bazuar në të dhënat e tregut, ku vlera e udhëtimeveme avion charter varion minimalisht nga 15 mijë euro ora, cila është arsyeja e përzgjedhjes nga institucioni juaj të shërbimit të udhëtimeve nëpërmjet fluturimeve me avion charter për Kryministrin?

 

  1. Sa është afati i kohëzgjatjes së marrveshjes së bashkëpunimit për ofrimin e shërbimit të fluturimeve me avion charter ndërmjet Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare dhe shoqërisë Air Albania shpk?

 

  1. Si është llogaritur tarifa e shërbimit dhe çfarë zërash përfshin?

 

  1. Sa është numri i udhëtimeve me avion charter dhe vlera totale e paguar nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, nga momenti i hyrjes së fuqi të Marrëveshjes deri sot?

 

  1. Listoni në mënyrë shteruese të gjitha udhëtimet e kryera me avion charter nga ana e Kryeministrit apo çdo zyrtar tjetër bazuar në marrëveshjen e mësipërme, duke përcaktuar për çdo rast vlerën e çdo udhëtimi si dhe vlerën e zërave përkatës së tarifes së shërbimit për çdo udhëtim, e cila përfshin koston e karburantit, taksat aeroportuale dhe përpunimi në tokë (ground handling), apo çdo kosto tjetër.

 

Në kushtet kur Shqipëria renditet në vendet më të korruptuara dhe ndër më të varfërat e Europës,  Edi Rama shton luksin e tij me paratë e shqiptarëve

Ne 8 vite, vetëm shpenzime për luks qeveria e tij ka shpenzuar 798.3 milionë euro vetëm për udhëtime janë shpenzuar 171 milionë lekë pa llogaritur kostot e udhëtimeve me charter.

Rames nuk i behet vone per shqiptaret. 

Rama është i korruptuar.

Qeveria e tij është e korruptuar.

Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!