zoom

Ide & Blog

“Udhëtim me Wizz Air? Kurrë më!”

Nga Ylli Manjani

Wizzair?
Never ever again!
Kurrë më! Asnjëherë!

Mbrëmë, avioni i linjës Athinë-Tiranë nuk u nis. Që fluturimet anulohen kjo ndodh, por që pasagjerët të trajtohen ç’njerzisht, kjo është e papranueshme!

Pasi kishin njoftuar dy herë shtyrjen e orarit të fluturimit, që do të thotë pritje në aeroport te gate, diku rreth orës 12:00 të natës avioni imbarkohet, por nuk niset, megjithëse me pasagjerë në bord. Për më shumë se 2 orë kështu… Tmerr. As në qiell e as në tokë. Pengmarrje.😡

Pas 2 orë e kacafiu kujtohen të thonë se avioni nuk niset. Pasagjerët dalin nga avioni, rihyjnë në aeroport dhe lihen aty praktikisht në mes të katër rrugëve. Asnjë mundësi akomodimi!!! “Flini ku të mundeni”.

Nuk dihet do niset apo jo sot një avion tjetër!!!

Kjo i ka ndodhur familjes time mbrëmë.

Disa muaj më parë na ndodhi thuajse e njëjta gjë në linjën Eindhoven-Tiranë. Im bir pati të një përvojë shumë të keqe prej 6 orësh pritje dhe pa informacion..

Asnjë mirëkuptim nuk mund të tregojmë ndaj kësaj kompanie që ofron shërbim ç’njerëzor. Na janë shtyrë e madje edhe anuluar fluturime edhe të linjave të tjera, por na kanë trajtuar njerëzisht. Na është prishur terezia, por kemi thënë “ndodhin këto gjëra”.

Wizzair jo! Trajtimi ç’njerzor është krim jo shërbim.

E sigurtë është që nuk do ti blejmë më shërbim këtyre palaçove të papërgjegjshëm!

Ptu!