Aplikacion
Me këtë titull ka hedhur në treg edhe një libër ish-profesori maqedonas, Ivan Babanovski, duke shkaktuar debat me palën shqiptare.
Prezent në promovimin e librit ka qenë edhe
kryetari i Kumanovës dhe njëherësh kryetar i Lëvizjes Znam, Maksim Dimitrievski, i cili është partner i koalicionit qeverisës.
“Sot do të promovojmë librin, i cili do të jetë dëshmitarë, se jemi të informuar se kush ka qëlluar në Maqedoni, jemi të informuar se kush i ka dërguar në Maqedoni për të qëlluar mbi qytetarët, në të gjithë nacionalitetet dhe kush prej maleve me automatik kanë ardhur dhe e kanë zaptuar kuvendin dhe qeverinë e Maqedonisë. Megjithatë, me ndihmë të intelektualeve të rinj të etnitetit shqiptar, ne kemi arritur t’ju tregojmë bartësve të terroristëve kriminel, në veprimtari korruptive në Maqedoni, mjaft dhe asnjëherë më, mos të përsëritet 2001-shi, kur vriteshin qytetarët tonë, edhe nga njeri, por edhe nga tjetri entitet”, u shpreh autori i librit.
Por për palën shqiptare, ky libër i botuar është një provokim i rëndë. Për shkak të pjesëmarrjes së kryetarit të Kumanovës në promovim, Aleanca për Shqiptarët akuzoi partitë politike se po synojnë destabilizim duke hapur plagët e luftës për shqiptarët.
“Pjesëmarrja e partnerit të koalicionit qeveritar, Maksim Dimitrievski dhe Nënkryetares së Kuvendit, Vesna Bendevska, në promovimin e librit që ofendon rëndë Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, është një provokim i rëndë për shqiptarët dhe rikthim në plagët e vjetra të cilat është punuar ndër vite për t’i mbyllur.
Ky gjest është vetëm vazhdimësi e zhvillimeve të njëpasnjëshme kundër shqiptarëve dhe për forcimin e nacionalizmit maqedonas kundrejt të gjitha bashkësive etnike më vend.
Kjo Qeveri monoetnike dhe jolegjitime, punon çdo ditë për devalvimin e vlerave dhe arritjeve të deritanishme. Ndërkohë partitë e VLEN në gjithë këtë situatë shërbejnë vetëm si lule dekori në saksitë e Mickoskit.
Tanimë është më se e qartë se kush dëshiron të nxisë destabilizim, duke prekur në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe në plagët e luftës”, u shpreh Aleanca për Shqiptarët e Ziadin e Selës.
“Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Korenë e Veriut në këmbim të forcave të saj”