zoom

Aktualitet

U zhduk sapo u kthye nga Gjermania, 35-vjeçari gjendet i vdekur

Ermal Shaliu, i cili u shpall i zhdukur nga familja e tij pasi u kthye nga Gjermania, është gjetur i vdekur në Pjezë Shijak.

35 vjeçari nga Gramshi kishte vetëm dy ditë që ishte kthyer nga Gjermania sepse familjarët i kishin lënë një takim me një mjek psikiatër.

Ai u largua nga banesa mëngjesin e së martës. Familjarët e tij pretendonin se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor. Fatkeqësisht për fat të keq është gjetur i pajetë në fshatin Pjezë rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme.

Sipas uniformave blu, nga hetimet paraprake dyshojnë për një vetëvrasje. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.