zoom

Aktualitet

U vranë në atentat, Brilant Martinaj dhe Diklen Vata foto me Stresin

Të tre viktimat e atentatit të sotëm në Fushë-Krujë rezultojnë të jenë persona me precedent të theksuar kriminal. Megjithatë kjo nuk i ka penguar ata që të bëjnë një jetë të lirë, madje edhe pranë personave të njohur të skenës.

JOQ Albania ka siguruar një foto, ku dy prej viktimave shihet në prani të reperit Stresi.

Reperi mësohet se ishte mik i Brilant Martinajt dhe Diklen Vatës.

Pas heqjes së akuzës nga prokuroria e Lezhës për vrasjen e Xhulio Prelës, Brilant Martinaj lëvizte i lirë dhe ai është parë shumë herë në shoqërinë e Stresit.
Brilant Martinaj dhe Diklen Vata ishin fqinj me njëri-tjetrin, ndërkohë që ende nuk dihet lidhja e tyre me viktimën tjetër.