zoom

Aktualitet

U vra me thikë nga bashkëshorti, kush është shqiptarja dhe partneri i saj (Emrat)

Është identifikuar shqiptarja e cila u gjet e vrarë në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous në Menidi.

Raportohet se ajo është Enkelejda Danaj dhe autori i dyshuar është bashkëshorti i saj, Eduart Danaj, 50 vjeç nga Vlora, i cili është në kërkim nga autoritetet greke.

Viktima është gjetur e pajetë rreth orës 06:00 nga një banor i zonës dhe ka njoftuar policinë.

Ajo është goditur me thikë në barkë ndërsa pranë saj është gjetur edhe një çantë.