Aplikacion
Varrimi do të bëhet rreth orës 11:00 dhe Sokol Sinomataj do të shkojë i shoqëruar nga policia. Gëzim Sinomataj dyshohet se është është ekzekutuar për llogari të babait të tij, anëtar i bandës së Gaxhait.
Djali i tij u vra në një atentat mafioz në lagjen “Hajro Cakërri” pranë bulevardit të Vlorës më 7 Janar.
Dyshohet se ai është qëlluar nga brenda një BMW-je me snajper teksa po pinte kafe në ballkon, ndërsa në zonë ishin fikur dritat.
Më pas autorët janë larguar nga vendngjarja dhe kanë djegur mjetin në një lagje tjetër, duke u zhdukur pa gjurmë nidhmuar edhe nga errësira.