Aplikacion
Hetimet janë shtrirë deri në Greqi, pasi dyshohet se ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh, pasi 49-vjeçari nga Saranda ka një të shkuar kriminale në shtetin grek.
Rezulton se ai ka qënë i dënuar për drogë.
Disa orë pas vrasjes së Papës, në vendin fqinj u ekzekutuan dy shqiptarët Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Ogranaja, për zhdukjen e një ngarkese prej 700 kg kanabis.
Grupi hetimor ka dyshimet se vrasjet e tyre kanë lidhje me njëra-tjetrën, pasi Papa, Çerçizaj dhe Ogranaja kanë pasur lidhje miqësore më herët. Por në shkëmbimin e informacionit, Policia e Tiranës ka kërkuar të dhëna, nëse miqësia e tyre është krisur dhe vrasja e dy shpatarëve në Greqi është si kundërpërgjigje e asaj të Papës në kryeqytet.
Si pjesë të hetimit, uniformat blu kanë nisur verifikimet edhe marrëdhënien që 49-vjeçari Papa ka pasur me Aleksandër Sadikajn, i cili u ekzekutua me tritol në automjetin, në qershor të këtij viti po në Tiranë. Edhe kjo ngjarje vijon të jetë ende e pazbardhur nga policia.
Policia është në pritje të mjekësisë ligjore për disa prova të vlefshme që gjetën në vendngjarje dhe përgjatë zonës ku ka kaluar autori, për të verifikuar nëse në to ka mbetje biologjike ose jo.
VIDEO/ Plarent Ndreca shkon në SPAK, po hetohet për tenderat në Ministrinë e Brendshme