zoom

Politikë

“U vodhën nga zyrtarët e shtetit për të ndërtuar vilat!” Sherr Bardhi-Spiropali për fondet e BE

Kreu i Grupit të PD. Gazment Bardhi ka replikuar me ministren Elisa Spiropali për projekligjin për marrëveshjen me Bashkimin Europian për programin e tregut të përbashkët.

Bardhi kërkoi shtyrjen e seancës plenare në mungesë të ministrit të Ekonomisë, Blendi Gonxhe, i cili ndodhet në vizitë zyrtare në Francë, duke shtuar se kërkojnë të dinë mekanizimin se di do të përdoren dhe garancitë që të mos abuzohet me fondet.

Kreu i Grupit të PD përmendi fondet IPARD, duke shtuar se kanë shkuar për njerëz afër pushtetit për ndërtimin e vilave dhe jo për fermerët, siç parashikohej në marrëveshje. Bardhi replikoi me ministren e Shtetit, Elisa Spiropali pasi ajo kërkoi të merrte fjalën.

“Se kuptoj Spiropali pse ngre dorën sa herë përmend fondet, halli juaj është Olta Xhaçka, që ta mbroni”, u shpreh ai. Ndërsa ministrja iu përgjigj: “Do ishte vështirë të merresha me listën e kapërcimeve nga njëra degë në tjetrën për çështje nga Olta Xhaçka, tek AZHBR”.

Replikat mes deputetëve Bardhi-Spiropali:

Bardhi: Fondet e BE janë abuzuar në të shkuarën, fondet e IPARD në bujqësi kanë rezultuar pas një hetimi të BE që janë vjedhur nga zyrtarë të shtetit. Edhe në këtë rast janë fonde të BE dhe ne do të donim të dini, garancitë se di do të menaxhohen fondet përkatëse dhe çfarë masash do të marrë qeveria për zbatimin e marrëveshjes, që të mos na ndodhë si me fondet e IPARD që në vend të shkonin si ndihmë për bujqit shkuan për të ndërtuar vila njerëz afër pushtetit. Duhet t’i përgjigjet ministri.

Ne do ta votojmë pro marrëveshjen por kemi të drejtën tonë për të ngritur shqetësime që të jemi të sigurt për votën. Nuk mund të japim votë pro që kjo marrëveshje për bizneset të shkojë për ndërtuar vilat, siç ndodhi me fondet e IPARD. Nëse këto para do të përdoren në këtë mënyrë ne do të votojmë kundër, duam të dimë mekanizmin dhe garancitë që nuk do të abuzohet me këto fonde. Se kuptoj Spiropali pse ngre dorën sa herë përmend fondet, Halli juaj është Olta Xhaçka, që ta mbroni.

Spiropali: Do ishte vështirë të merresha me listën e kapërcimeve nga njëra degë në tjetrën për çështje nga Olta Xhaçka, tek AZHBR. Nuk e kemi problem që debatin ta kalojmë javën tjetër. /ZOOM.AL/